E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhurimi i gjakut QSUT nis fushaten gjate veres

Fushata për të dhuruar gjak ka nisur në mënyrë intensive këtë sezon veror nga Kryqi i Kuq Shqiptar, pasi aksidentet rrugore, por dhe ndërhyrjet kirurgjikale në muajt e verës rriten ndjeshëm. E për pasojë nevojitet më shumë gjak.

Ndaj këtë akt human e nisi QSUT, pasi dhe vetë misioni, që ka ky institucion shkon në një linjë me qëllimin e Kryqit të Kuq. Drejtori Sajmir Ivziku ishte i pari, që kreu dhurimin vullnetar dhe apeloi për ndërgjegjësim të popullatës për të kontribuar për personat, talasemikë, por dhe për të tjerë, që kanë nevojë.

Aktualisht sipas Ivzikut nevojat në QSUT janë të plotësuara dhe po punohet për të sigurauar rezerva për stinën e verës, duke kërkuar dhe ndihmën e familjarëvë të pacientëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›