Rrembehet gruaja e kryebashkiakut te Kavajes. E detyrojne te linde me dhune femijen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik.Gruaja e kryebashkiakut të ri të Kavajës Griselda Roshi është rrëmbyer dhe është detyruar të lindë në një klinikë private foshnjën e saj dhe më pas është hedhur në rrugë. Rrëmbimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë pranë shtëpisë së familjarëve të Griseldës në Komunën e Parisit.
Vetëm pak momente pasi ajo ishte ngritur nga kafja, rreth orës 21.00 të mbrëmjes, dy persona të paidentifikuar e kanë futur me dhunë në makinën e tyre. Më pas ata janë ndaluar në një klinike private jo shumë larg kryeqytetit ku është bere lindja me operacion, pasi gruaja ishte në ditët fundit të shtatzanisë. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi është hedhur në rrugë nga pengmarrësit rreth orës 3.00 të mëngjesit fare pak metra larg shtëpisë.
Ajo ka mundur të lajmërojë familjarët. Forcat e policisë nga Durrësi e Tirana kanë mbërritur në Kavajë bashkë me prokurorët e krimeve të rënda. Griselda Roshi e cila mësohet ta ketë kaluar rrezikun për jetën, u ka thënë ekspertëve të policisë dhe prokurorëve se nuk i njihte personat që e kishin rrëmbyer. Ende nuk dihet fati i foshnjës së çiftit Roshi. Forca të shumta policie ndodhen ende në shtëpinë kryetarit të bashkisë, ku po merren në pyetje edhe familjarët tij.
Ndërkohë, janë marrë edhe dëshmitë e prindërve të Griseldës, të cilët kanë thënë se kishin qenë të shqetësuar që nga mbrëmja e së martës, pasi vajza e tyre nuk ishte kthyer në shtëpi. Nuk ka ende asnjë të dhënë për motivet e kësaj ngjarje të rëndë, por si kryebashiaku Roshi, ashtu edhe pjesëtarët e tjerë të familjes kanë mbetur të shokuar. Ata kanë mohuar që të kenë pasur konflikte.
Gentian Hazizi
Jul Kasapi