E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te merkuren vendimi final per Tiranen

Kolegji

Kolegji Zgjedhor do te mblidhet pas dy ditesh per te dhene vendimin e fundit te tij per betejen zgjedhore te Tiranes. Nje jave me pare Kolegji ka zgjedhur relatorin per ankimimin e Partise Socialiste ne lidhje me procesin zgjedhor ne Tirane. Relatori per kete ankimim do te jete gjyqtari Astrit Kalaja. Nderkohe jane zgjedhur dhe anetaret e tjere te trupes se Kolegjit te cilet do te jene Petraq Dhimitri Dhurata Haveri Marie Qiriazi dhe Sashenka Jonuzi. Partia Socialiste kerkon pavlefshmeri te procesit zgjedhor ne 284 qendra pasi ne to jane gjendur shkelje te shumta te cilat kane ndikuar ne menyre direkte ne rezultat. Me kete kerkese PS-ja kerkon perseritjen e zgjedhjeve ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›