E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri brenda tri javeve ne komisione

Kalendari

Kuvendi miratoi dje axhenden trejavore te punimeve te seancave parlamentare dhe programin e punes veprimtarise parlamentare deri ne mes te muajit maj. Projektligji per kompleksin parlamentar eshte percaktuar per diskutim ne kalendarin trejavor por nuk ka te percaktuar afatin se kur do te diskutohet ne seance. Ne fakt projektligji ndodhet ende ne Ministrine e Financave nderkohe qe ne axhenden e seancave per tri javet e ardhshme ky projektligj nuk eshte parashikuar te shkoje ne Parlament. Ne 24 mars jane kater ratifikime marreveshjesh dhe miratimi i projektligjit per Akcizat i ndryshuar. Po keshtu nje tjeter ligj qe pret miratimin e Kuvendit ne fund te muajit mars eshte per kompetencat per percaktimin e pagave dhe shperblimeve.

Ne 31 mars jane serish kater ratifikime marreveshjesh mes Shqiperise dhe vendeve te tjera te Bashkimit Europian. Gjate kalendarit trejavor dhe programit te punes se Kuvendit deri ne 17 maj do te diskutohet edhe projektligji per nje ndryshim ne ligjin nr. 9323 date 25.11.2004 per barnat dhe sherbimin farmaceutik te ndryshuar si dhe projektligji per nje ndryshim ne ligjin nr. 7703 date 11.5.1993 per sigurimet shoqerore te Republikes se Shqiperise te ndryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›