Basketboll fitorja e dyte per Tiranen

Tani jemi 2-0. Edhe finalja e dytë e plej ofit u fitua nga Tirana përballë Kamzës me rezultatin 83-72 dhe tani bardheblutë kampionë janë edhe një hap më pranë ruajtjes së kurorës. Ndeshja u luajt në Durrës, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, ndërsa pritej që të zhvillohej në Tiranë.
Kamzalinjtë e nisën shkëlqyeshëm duke fituar çerekun e parë 24-15, por Tirana u përgjigj në të dytën me rezultatin 16-9. Vendimtare ishte periudha e tretë kur bardheblutë fituan thellësisht 30-17, duke dalë në epërsi prej 11 pikësh, 61-50.
Në çerekun e fundit të takimit, asnjëra skuadër nuk mundi të ndryshojë distancën dhe Tirana fitoi 83-72. Duke qenë në epërsi 2-0 me ndeshjet, skuadra e trajnerit Roland Avrami është shumë pranë fitores së titullit, pasi finalja e plej ofit vendoset me 3 fitore.
Finalja e parë e plej ofit përfundoi me rezultatin 74-59 në favor të bardheblutë.
Pati kaos lidhur me vendin e zhvillimit të ndeshjes, pasi fillimisht u mendua se përballja do të luhej në “Asllan Rusi” të kryeqytetit, por pallati I sportit nuk ia hapi dyert Kamzës, pasi pretendoi se klubi kamzali kishte detyrime financiare të pashlyera.