Komisioni Hetimor: Kreshnik Spahiu të ndiqet penalisht

27-02-2012 / Gazeta 55
“Spahiu”, Alibeaj sqaron arsyet e shkarkimit, Kuvendi voton të enjten
Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Kreshnik Spahiut, publikoi sot arsyet e shkarkimit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Për kreun e këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj hetimet dëshmuan shkeljet e Spahiut në postin e nënkryetarit të KLD-së.
Pas publikimit të këtij raporti, komisioni i posaçëm do t’i propozojë seancës parlamentare të Kuvendit në datën 1 mars, shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
...