E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Në fundjavë do jetë gati draft-programi për 300 ditët e para të qeverisjes

TIRANË- Ilir Beqja, njëri prej bashkëautorëve të hartimit të programit për 300 ditët e para të qeverisjes së re, deklaron se këtë fundjavë do të jetë gati drafti i parë i këtij projekti, që vjen si produkt i bashkëveprimit me përfaqësuesin e LSI-së, Edmond Haxhinasto.
Gjatë një prononcimi mbi ecurinë e hartimit të programit, Beqja bën të ditur gjithashtu se përveç platformës për 300 ditët e para të qeverisjes, ekziston një mikro-program, vetëm për 100 ditët e para, që vjen në kuadrin e ndërhyrjes emergjente për të kthyer stabilitetin.
Sipas tij, "ditët në vijim do t’i kushtohen hartimit të programit mbi sektorët e tregtisë, industrisë prodhuese, mjedisit, për t'u përbyllur me sektorin fiskal, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit e gjithë platformës. 

Ndërkaq, përshkrimi i taksës progresive, asaj pjese të programit që konsiderohet si një ndër pikat që mund të distancojë dy forcat kryesore në pikpamjet e tyre, ende nuk është finalizuar. Por, Beqja bën të ditur se “PS dhe LSI janë kanë dhënë versionet e tyre për këtë. LSI-ja ka ofruar një skemë me nivele, ndërsa PS-ja pa nivele". 

Sipas tij, hapi i parë që duhet ndërmarrë në këtë drejtim është mirëpërcaktimi i një administrimi të mirë fiskal.
Programi për shëndetësinë, pjesa më sensibël nga e cila popullsia pret lehtësira të ndjeshme, duket se është drejt konkretizimit si projekt. Beqja vlerëson se “ndërhyrja më emergjente duhet bërë në drejtim të stabilizimit të sistemit të furnizimit me medikamente. "Heqja e TVSH-së së medikamenteve dhe ulja e çmimit të barnave, jo më shumë se prodhimi, do të jenë hapat vijues në këtë proces”, tha ai.
Ajo çka pritet të vijë si risi në sistemin e reformuar shëndetësor, sipas Beqjas, është “krijimi i Qendrës Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjeksore, e cila funksionon me ligjet e 1994, por së cilës do t’i shtohen edhe materialet mjekësore”. Beqja shtroi dhe nevojën për bërjen e disa ndryshimeve ligjore, në mënyrë që, vitin e ardhshëm moshat mbi 40 vjeç të përfitojnë shërbimin shëndetësor falas.
Sa i përket skemës së sigurimeve shëndetësore, Beqaj tha se ende nuk është arritur dakordësi e plotë. “Nëse LSI-ja synon të arrijë me skemën e sigurimit mbulimin maksimal të shëndetit publik, PS-ja pretendon mbulim të plotë", tha Beqja.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›