E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik kokaine ne linjen Tirane-Pogradec

Elbasan- Trafikantet e kokaines tentojne fuqishem tregun shqiptar. Dy grupe jane zbuluar brenda tre diteve nga policia ne Korce dhe Elbasan, ndersa u sekuestrua rreth 1 kg kokaine e paster. Operacioni i koduar "Skampa" ka cuar dje ne pranga edhe dy te dyshuar qe udhetonin nga Elbasani ne drejtim te Pogradecit me nje makine. Burime zyrtare thane se arrestuan Dritan Hamollin, 31 vjec, nga Babrruja e Tiranes, dhe Edmond Memelli, 41 vjec, nga Pogradeci. Ne cilesine e proves materiale u kap 247 gram kokaine. Sasia e narkotikut sipas hetuesve tentonte tregun e qytetit te Pogradecit.

Agjentet e zyres Antidroge ne drejtorine e policise Elbasan, finalizuan rreth mesnates se marte operacionin e koduar "Skampa" fal pergjimeve telefonike dhe atyre ambientale. "Si rezultat i punes investiguese u be e mundur te identifikoheshin dhe te arrestohen ne flagrance Dritan Hamolli dhe Edmond Memelli", njoftoi dje policia vendore. Arrestimi u krye pasi nga kontrolli i ushtruar ne automjetin tip "Peugeot", me targa TR 5057 P, ne pronesi te Hamollit, u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves 247 gram lende narkotike qe dyshohet se eshte e llojit kokaine.

Burime policore thane se dy te rinjte dyshohet se bejne pjese ne te njejtin rrjet dhe jane nisur rreth ores 22:00 nga qendra e Elbasanit ne drejtim te Pogradecit. Edmond Memelli ndodhej ne automjetin e drejtuar nga Dritan Hamolli dhe ky i fundit kishte udhetuar nga Tirana duke bere ndalesen ne Elbasan. "Policia eshte duke punuar per te zbuluar origjinen dhe destinacionin e mallit te ndaluar", njoftuan zyrtare te drejtorise. Ndaj dy te ndaluarve eshte ngritur akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike te kryer ne bashkepunim". Furnizimi mendohet te jete kryer ne Tirane dhe destinacioni i droges supozohet te jene qytetet Pogradec dhe Korce, ose per t'u kaluar tranzit ne vendet fqinje. Agjentet kane zbuluar nje itinerar te ri te levizjes se lendeve narkotike ne territorin e Elbasanit. Prej vitesh i ashtuquajturi "Korridori 8-te", eshte konsideruar si aksi kryesor i levizjes se drogave nga Lindja drejt Perendimit.

Tranziti

Edhe pse jane ndaluar trafikante te vegjel dhe perdorues, asnjehere nuk eshte arritur tek "baronet" e vertete te narkotikut. Sipas specialisteve te kesaj fushe, Elbasani perdoret si territor tranzit i kalimit te drogave te ndryshme. Antidroga po pergatitet te bashkepunoje me strukturat analoge ne rrethe te tjera, ose edhe me vendet fqinje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›