E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Canta" prangosi studenten dhe dy trafikantet

Pergjimet telefonike zbuluan rrjetin e trafikut te kokaines ne linjen Shqiperi-Greqi mbremjen e se dieles. Tre persona u arrestuan gjate operacionit te koduar "Canta e dores", mes te cileve nje studente e deges se Mjekesise ne kryeqytet dhe dy te aferm qe cilesohen edhe si pronaret e narkotikut. Prokuroria e Krimeve te Renda mori dosjen nen hetim. Pas kapjes se 614 gr kokaine te paster, u arrestuan Aurora Lico, 21 vjece, nga Korca, Ilia Naslazi, 46 vjec, i njohur edhe si Arben Naslazi dhe i afermi i tij, Pandush Naslazi, qe perdorte edhe emrin Fredi Naslazi, te dy nga qyteti i Korces. Droga transportohej nga Korca ne drejtim te Athines me nje mjet taksi, ndersa zbulimi u be ne doganen e Kapshtices nga kontrolloret. Tre te ndaluarit akuzohen per "trafik te lendeve narkotike me shume se nje here, e kryer ne bashkepunim". Mesohet se ne kerkim eshte edhe nje tjeter person qe ka lidhje me te ndaluarit, por emri i tij nuk u be publik per shkak te hetimeve. Studentja e vitit te dyte cilesohet vetem si njeriu korrier qe bente transportin e narkotikut dhe perdorej nga dy te ndaluarit e tjere. Sipas policise, Pandush dhe Ilia Naslazi, dyshohet se kane qene organizatoret e ketij trafiku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›