E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në prag të derbit Arsenal -Chelsea

Fabregas dhe Van Persie janë të gatshëm për të startuar për Arsenalin në prag të derbit të sotëm përballë Chelseat në Emirates, derisa te Blutë në ekip rikthehet Jose Bowingwa.

Ndiqni në vazhdim të rejat nga secili ekip si edhe disa të dhëna statistikore sa i takon secilit ekip dhe përballjeve mes tyre në të kaluarën.

Të rejat nga ekipi i Arsenalit

Cesc Fabregas dhe Robin van Persie që të dy janë të gatshëm të bëjnë paraqitjen e parë së bashku që nga muaji gusht, për ndeshjen e sotme kundër Chelseat.

Portieri Lukasz Fabianski po ashtu rikthehet në ekip për ndeshjen më të mirë të javës, kështu që Wojciech Szczesny pritet të qëndrojë në stol. Gjuri i Abou Diaby është i gatshëm, por Thomas Vermaelen, Manuel Almunia dhe Kieran Gibbs janë jashtë ekipi, të gjithë për shkak të lëndimeve.

Të rejat nga ekipi i Chelseat

Jose Bosingwa rikthehet te Chelsea për ndeshjen derbi. Mbrojtësi portugez ka qenë jashtë fushe për dy javë për shkak të lëndimit. Alex, Yuri Zhirkov dhe Yossi Benayoun, mbeten jashtë fushe te Blutë.

Faktet:

* Didier Drogba ka shënuar 13 gola në 13 paraqitje kundër Arsenalit në të gjitha garat.
* Drogba ka shënuar tetë gola kundër Arsenalit në Premier Ligën, më shumë se kundër çdo ekipi tjetër.
* Topçinjtë kanë shënuar vetëm dy fitore në 18 ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.
* Chelsea është ekipi i parë që ka fituar katër ndeshje radhazi kundër Arsenalit që kur këtë e kishte bërë Liverpooli në vitin 1998.
* Arsenali ka fituar vetëm një dhe ka humbur katër nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Chelseat, në të gjitha garat.
* Nicolas Anelka ka shënuar shtatë gola në 12 starte në Ligën Premier kundër Arsenalit.
* Arsenali ka pësuar tre disfata në shtëpi këtë sezon, duke humbur nëntë pikë. Topçinjtë kanë humbur më shumë se 10 pikë në shtëpi në çdo sezon që nga Arsenali i vitit 2001-02.
* Topçinjtë e kanë ruajtur vetëm një herë portën e paprekur në shtatë ndeshjet e fundit të Ligës Premier.
* Samir Nasri ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje të fundit të Ligës Premier në Emirates Stadium.
* Rekordi i Arsenalit në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat kundër Manchester United dhe Chelsea në të gjitha garat është: 0 – fitore, 1 – barazim, 10 – disfata, 5 gola të shënuar dhe 23 gola të pranuar.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›