E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor, kërkesa e PS brenda 3 ditësh në Kuvend

Autori i Lajmit: S.T

Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim brenda tri ditëve, amendamentet e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit, dorëzuar në kryesi nga deputetët Erion Braçe dhe Taulant Balla. I pari që pritet të shqyrtohet është propozimi i bërë nga Partia Socialiste në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet. Propozimi për ngritjen e Komisionit Hetimor sipas ligjit duhet shqyrtuar brenda tri ditëve nga Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, ku PS duhet të dërgojë një përfaqësues i cili do të mbrojë propozimin në mbledhje. Para se PS të paraqesë publikisht kërkesën e saj për Komisionin Hetimor, përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur të hapur për ngritjen e një organizmi të tillë si instrument i hetimit parlamentar të zgjedhjeve. Ata kanë kërkuar që hetimi të zhvillohet brenda normave ligjore e kushtetuese të vendit ndërkohë që pas paraqitjes së nismës së opozitës, mazhoranca nuk ka bërë asnjë koment. Sipas propozimit, PS kërkon kryetarin e Komisionit dhe shtatë anëtarë ndërsa PS-së i janë lënë shtatë anëtarë të tjerë, çka ruan mazhorancën vendimmarrëse për opozitën.

Ky lajm është publikuar: 28/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›