E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak: Të punohet për integrimin në BE

Pas takimit me kreun e opozitës, Edi Rama, i dërguari i Bashkimit Europian ka bërë apel që të gjendet e vërteta për ngjarjet e 21 janarit. Në një konferencë për shtyp, Lajçak deklaroi se për përmirësimin e situatës duhet të merren hapa konkretë si shmangia e dhunës dhe respektimi i ligjeve dhe institucioneve të vendit.
 

“Ka disa hapa konkretë të cilat duhet të merren. Jo dhunë, jo retorikë e zjarrtë, respekt të plotë për institucionet dhe për ligjin sipas kushtetutës. Së dyti, duhet të rikthehet dialogu mes pozitës dhe opozitës dhe kjo duhet bërë duke filluar punën dhe për zgjedhjet në 8 maj, duke i çuar një mesazh të gjithë popullit. Dhe së treti, të fillohet puna në mënyrën më serioze për 12 pikat e KE-se që të kemi një ecuri pozitive”.

Ai ka theksuar se përgjegjësit e ngjarjeve të demonstratës së 21 janarit duhet të përballen me drejtësisë, ndersa ka shprehur shqetësimin për situatën por njëkohësisht ka shprehur shpresën për përmirësimin e saj duke tregur gadishmëri për kontribut.
 

“Çfarë duhet të arrijmë, është që të afrohemi në BE dhe të bëhemi pjesë e saj, prandaj për këtë duhet punuar. Jam i shqetësuar, por jam i sigurtë se kjo krizë mund të kthehet. Ne jemi këtu për të ndërmjetësuar dhe e gjithë kjo duhet bërë nga ushëheqësit tuaj politik.
“Dëshiroj tju siguroj se BE-ja është për tju ndihmuar në çfarë do lloj mënyre të mundshme. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhje të mos provokohen”.
 

Ndër të tjera, Lajçak u ndal në aspektet pozitive dhe negative përsa i takon kthimit në Shqipëri.
 

“Së pari do të flas për një aspekt pozitiv, për fatin që kryeministri anulloi protestën dhe hetimin nga ana e Prokurorisë, megjithatë nga ana negative kemi ende arsye për të qënë të shqetësuar për situatën në Shqipëri. Kemi përshkallëzim të situatës, dhe për këtë arsye gjendemi në Shqipëri, me të cilën jam takuar dhe me presidentin, kryeministrin dhe kreun e opozitës”.
 

I dërguari i Bashkimit Europian kerkoi një hetim te paanshëm, sikurse dhe institucionet të veprojnë në mënyrë të pavaruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›