Komisioni hetimorNaco: Palët janë nëgjetjen e konsensusit
TIRANE- Konferenca e kryetarëve pritet që të vendosë ngritjen e komisionit që do të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit. Deputeti i LSI-së, Nasip Naco sqaron se palët janë në gjetjen e një zgjidhjeje brenda ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
“Do të gjendet një konsensus mbi të dy draftet, mbi atë që solli Partia Socialiste dhe mbi draftin që kishte maxhoranca në lidhje me komisionin hetimor. Besoj se këtë radhë do gjejmë një zgjidhje brenda Kushtetutës e brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese” u shpreh ai.
Naco vlerësoi edhe qëndrimin e kreut të grupit socialist, Gramoz Ruci që puna e komisionit hetimor të nisë pa fletët e votimit dhe fati i tyre ti lihet në dorë Komisionit të Venecias.
“Përgëzoj qëndrimin që mbajti kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ardhur në parlament, për të marrë pjesë në komisionin hetimor për të bërë transparencën e zgjedhjeve duke ju drejtuar dhe Komisionit të Venecias” tha Naco.
Në sesionin e ri parlamentar, që nis punën ditën e hënë do të futen të gjitha ato ligje dhe kode të mbetura nga sesioni i kaluar që kërkojnë konsensusin e opozitës. (e.n/news24/BalkanWeb)