E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, nëna braktisfoshnjën në Maternitet

VLORE- Një foshnjë tre ditëshe ndodhet e braktisur në Maternitetin e Vlorës. Vogëlushja peshon rreth 3 kilogram dhe ka ardhur në jetë me lindje normale nga një nënë e re e cila e ka braktisur disa orë më vonë.

Bluzat e bardha janë përkujdesur për foshnjën, madje i kanë vendosur edhe një emër. Vajza quhet Ema dhe po jeton ditët e para të jetës në Maternitet, pa praninë e nënës afër një tjetër foshnje që ka provuar përpara saj ndjesinë e të qënit e braktisur.

Mjekët thonë se e reja shtatzënë është paraqitur në Maternitetin e Vlorës në orët e pasdites së të djelës e shoqëruar nga një grua tjetër. Pas lindjes, e reja ka qëndruar pranë krijesës së saj duke u përkujdesur me ngrohtësi, por ditën tjetër ka dalë nga Materniteti për të mos u kthyer më.

Nëna e foshnjës ka dhënë në maternitet një emër të rremë në moshën 19 vjecare.

Ky është rasti i dytë në Maternitetin e Vlorës pas braktisjes së një tjetër vajze rreth një muaj më parë nga një e re, studente.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›