E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Arsimit, deputetet kryqezojne Pollon

Luljeta Ndoka

Duket se per here te pare perfaqesuesit e pozites dhe opozites kane qene ne nje mendje ne lidhje me gjestin qe po ben ministri i Arsimit, Genc Pollo, duke mos u paraqitur ne Komisionin e Arsimit. Te djathte e te majte e kane cilesuar papergjegjshmeri faktin qe tre here rresht, ministri Pollo nuk u eshte pergjigjur thirrjes se tyre. Ai eshte kerkuar per te raportuar ne lidhje me gjendjen ne te cilen ndodhet arsimi parauniversitar aktualisht, si dhe ne lidhje me ceshtjen e statusit te profesorit.

Mungesa

I thirrur per te dhene sqarime ne lidhje me dy ceshtje shume te rendesishme qe shqetesojne arsimin parauniversitar dhe profesoret, ministri i Arsimit, Genc Pollo, nuk eshte paraqitur. Ne oren 10:00, kohe kur ishte parashikuar fillimi i seances degjimore ne Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik, ne mbledhje jane paraqitur vetem anetaret e komisionit, dhe jo ministri i Arsimit. Nje gje e tille ka cuar ne deshtimin e mbledhjes se djeshme, e cila kishte si objekt pikerisht diskutime ne lidhje me gjendjen aktuale te arsimit parauniversitar dhe mos nxjerrja e akteve nenligjore per "statusin e profesorit". Megjithate, edhe dje, per te treten here, ministri Pollo ka injoruar kerkesen e anetareve te komisionit, duke mos u paraqitur per te dhene sqarime, nderkohe qe grupe te ndryshme interesi preken nga zvarritjet e ketyre veprimtarive. Keshtu, anetaret e Komisionit te Medias dhe Mjeteve te Informimit Publik kane vendosur njezeri qe ta therrasin ne interpelance parlamentare kreun e dikasterit te arsimit.

Reagimi

Anetare te majte e te djathte e kane sulmuar nje veprim te tille te ministrit te Arsimit, duke deklaruar se ketu kemi te bejme me nje mungese pergjegjshmerie. Kryetari i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, njekohesisht anetar i komisionit, e quajti jonormale mosardhjen e ministrit te Arsimit per tre here radhazi. "Komisioni nuk mund ta vazhdoje debatin si monolog, pa qene prezent ministri. Keshtu qe eshte krejt e kote te vazhdojme te mblidhemi pa pranine e tij", tha Patozi. Nderkaq, e te njejtit mendim ka qene edhe kryetarja e Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik, Valentina Leskaj. Sipas saj, me mosardhjen e tij ministri ka shkelur e dhunuar respektin ndaj institucioneve dhe Parlamentit. "Motivet e mungeses se ministrit Pollo nuk jane arsye te qenesishme per te anashkaluar komisionin. Pollo eshte thirrur per dy ceshtje shume te rendesishme, mbi gjendjen ne arsim dhe "statusin e profesorit", nje ceshtje kjo qe lidhet me shkelje ligjore", tha Leskaj. Edhe pse ka kaluar nje vit qe nga momenti kur eshte miratuar "Ligji per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise", MASH ende nuk ka nxjerre aktet nenligjore per keto ceshtje, sidomos per Statusin e Profesorit. Organet e ndryshme akademike dhe universitetet kerkojne miratimin e Statusit te Profesorit qe krahas rritjes se pagave te jepen dhe pensione te vecanta per kete grup. Profesoret kane deklaruar se po iken "truri" nga vendi yne dhe per kete arsye investimi per pergatitjen e specialisteve te larte eshte nje nga investimet me te medha qe ben shteti dhe popullsia.

Pollo, "me dhune" interpelance ne Kuvend

Menyra qe kane zgjedhur anetaret e Komisionin te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik per ta bere ministrin e Arsimit, Genc Pollo, qe te raportoje, ka qene thirrja e tyre ne nje interpelance. Keshtu, pritet qe takimi i anetareve te komisionit me kreun e MASH te behet ne Parlament.

Zvarritjet, pasoja per nxenesit dhe akademiket

Vonesat dhe zvarritjet qe po ndodhin prej disa heresh ne Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik, kane pasoja per nxenesit, shume prej te cileve mesojne ne shkolla qe jane gati duke u shembur. Nje rast i tille eshte pikerisht ne Burrel, ku godina e shkolles rrezikon nxenesit. Gjithashtu, pasoja ka edhe per nje grup te madh profesoresh, per te cilet ende nuk eshte miratuar statusi i tyre. Profesoret pretendojne se nuk po u kthehen kontributet e medha qe ata kane dhene kur ishin ne marredhenie pune me shtetin. Per kete kategori niveli i pensionit eshte sa 1/5 e pages, gje qe krijon nje ulje drastike te mireqenies se tyre kur ata dalin ne pension.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›