E Diel, 1 Nëntor 2026

Abonete e qershorit, cmime 50% me te larta

Abonete e muajit qershor, do te nxirren ne treg me cmimet e reja te miratuara nga qeveria. Keshtu, qytetaret do te mund te perfitojne nga biletat njeudhetimeshe 20 lekeshe edhe vetem per 3 dite, si dhe me abonete qe kane blere ne fillim te majit, sepse duke filluar nga 1 qershori gjithcka do te ndryshoje. Keshtu, Shoqata Kombetare e Transportit Urban, do te nxjerre ne treg bileta ditore dhe te pajtimit mujore, me cmime 50 per qind me te larte se vitet e fundit. Keshtu, pas botimit te vendimit ne Fletoren Zyrtare, bileta njeudhetimeshe do te kushtoje 30 leke, aboneja e pergjithshme 1200 leke, aboneja vetem per nje linje 900 leke, ndersa nje abone studenti, 600 leke. Kujtim Hyka, sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Transportit Urban, thote se aktualisht procesi i botimit ne Fletoren Zyrtare te vendimit eshte ne perfundim. Kjo do te thote se shoqata ne menyre legjitime po pret botimin e vendimit qe te nxjerre ne treg bileta me cmime me te larta. Ne relacionin per projektvendimin ne fjale thuhet se ndryshimet e reja ne tarifa jane bere ne vitin 2004. "Gjate kesaj periudhe 4-vjecare, sherbimi ne transportin qytetes te udhetareve ka pesuar nje ulje te nivelit te standardeve te sherbimit, si pasoje e rritjes se cmimit te naftes dhe vajrave lubrifikante ne treg", thuhet ne relacion. Gjithashtu, po ne kete dokument tregohet se abuzim kane kryer edhe anetare te shoqatave ne lidhje me kategorine e qytetareve qe perfitojne udhetimin falas. Nga studimi i kryer nga Instituti i Studimeve te Transportit, per vitin 2007 rezultoi se rreth 10 per qind e qytetareve qe perdornin mjetet e transportit qytetes, ishin te pajisur me karta anetaresie. Shoqata Kombetare e Transportit Urban ka deklaruar se pas hyrjes ne fuqi te cmimeve te reja, do te ndryshojne edhe kushtet e mjeteve te transportit. Fillimisht, Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes hodhi idene e rritjes se cmimit te biletes me 50 leke, gje qe u kundershtua nga mbare opinioni publik. Nje gje e tille nuk u pranua madje parimisht as nga Bashkia e Tiranes, apo Ministria e Financave, per shkak se askush nuk do ta perballonte nje cmim te tille. Pas disa muajsh kaosi dhe bojkotimi te biletave te pajtimit mujor, me ne fund Keshilli i Ministrave e miratoi projektvendimin, duke bere rritjen e tarifave te sherbimit te transportit urban pas 4 vitesh. Sipas burimeve nga Shoqata e Transportit, rritja e cmimit te karburantit dhe sherbimeve te tjera u ka shkaktuar atyre humbje te medha.

Cmime te larta, kushte te njejta

Sipas Hykes, gjendja skandaloze qe na shoqeron perdite ne autobuset urbane nuk do te permiresohet. Kjo, per shkak se rritja e tarifes se biletes nuk mjafton per te ndermarre sherbime te tilla "luksi", ne gjendjen qe ndodhen operatoret private. Sipas Hykes, me parate qe do te mblidhen nga tarifat e rritura te biletave njeudhetimeshe dhe te pajtimit mujor, operatoret private do te lajne borxhet e karburantit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›