E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo procesi i regjistrimit ne Shqiperi po avancon shume mire ne terren

DW Z. Minister cmund te na thoni mbi ecurine e censusit deri tani dhe problemet qe keni hasur

Pollo Censusi deri diten e sotme ka vajtur shume mire dhe kam besim te plote se do te vazhdoje keshtu deri ne perfundimin e tij. Banoret anembane vendit kane mirepritur anketuesit dhe kane dhene deklarimet e tyre duke u shnderruar ne aktore dhe subjekte te ketij procesi madhor te Republikes. Mendoj ngrohtesia e bashkepunimit te shqipetareve me anketuesit ka te beje sa me mikepritjen tradicionale aq edhe me nje ndjenje krenarie per te deklaruar ate qe njerezit  jane personalisht dhe familjarisht  Ky qendrim  po manifestohet qarte dhe kete e tregojne edhe raportimet nga INSTAT-it procesi ka ecur jo vetem cilesisht mire por edhe me shpejtesi me te larte sec pritej. U numeruan mbi 50 e banesave pa arritur ende  mesin e periudhes se censusit. Dua te them qe eshte vertete rasti per tu ndier krenare me sjelljen e qytetareve te Republikes dhe banoreve te vendit si edhe per te falenderuar te tere veprimtaret e censusit qe nga anketuesit ne terren pushteti vendor deri te personeli i INSTAT-it per punen e tyre. Ne nje proces me 15 mije anketues qe shkojne shtepi ne shtepi ne nje proces jo te lehte padyshim qe ketu apo atje mund te dalin edhe veshtiresi por keto kane qene te parashikuara minimale dhe jane trajtuar e zgjidhur nga INSTAT.

DW Ka akoma organizata qe e kritikojne censusin dhe apelojne per mospjesemarrje dhe mosbesim e kane grisur pyetesorin. Cili eshte mendimi juaj per kete fakt

Pollo Une mendoj qe bashkepunimi i plote dhe jo rallehere entuziast i popullsise sone ne kete proces eshte deshmia me e qarte qe shoqeria shqiptare sheh perpara kontribuon pozitivisht ne te ardhmen e vet dhe ka besim te institucionet shteterore. Thirrjet per praktikat e bojkotit apo edhe aktet e dhunes ndaj dokumentave zyrtare jane perfundimisht sindroma te nje te shkuare qe ne duhet ta leme pas me shpejtesi. Vertet ka patur debate gjate 20 muajve te fundit per kete teme ka patur edhe qendrime fanatike dhe thirrje ekstreme por tani qe procesi ka filluar dhe po avancon shume mire ne terren eshte momenti qe te gjithe perfshi edhe skeptiket e censusit te kene nje qasje pozitive dhe konstruktive ndaj procesit. Une do te apeloja ne menyre te vecante tek te gjithe ata qe mund te kene patur sinqerisht ndonje dyshim mbi kete proces qe te kene parasysh se faktet qe vijne nga terreni e te dhenat periodike per ecurine e censusit opinioni teknik evropian i deshmoje keto kritika e dyshime si te pabazuara. Pra eshte momenti per nje qasje konstruktive eshte momenti per te nxitur me tej qendrimin pozitiv ne kete proces.

DW Ne craport e shikoni censusin ne kuadrin e integrimit te BE-se  

Pollo Se pari censusi permbush nje nevoje te brendshme te Shqiperise por se dyti eshte bere me ndihmen teknike dhe mbeshtetjen financiare te BE-se per te cilen une do te kisha nje falenderim te vecante. Gjithashtu do te thoja qe perfaqesuesit e EUROSTAT-it me kane thene se nisur nga kuadri legjislativ pergatitjet afatgjata dhe kapaciteti njerezor Shqiperia eshte ne mos me e mira nder me te miret ne Ballkanin Perendimor per aftesine per te ndermarre nje census cilesor dhe modern. Mendoj qe te tilla vleresime jane te rendesishme per te kuptuar realisht sa kemi arritur dhe per te shkundur nga vetja komplekse tashme te tejkaluara.

Intervistoi Amarildo Topi

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›