E Diel, 1 Nëntor 2026

Doreheqja e Metes Pergjimi cimke e Rames

Kreu i qeverise Sali Berisha denoncoi dje manipulimin e materialit filmik qe sipas Berishes u falsifikua duke thene se ky akt i shemtuar ishte veper e Edi Rames permes se cilit...

Kryeministri Sali Berisha pranoi dje doreheqjen e Ilir Metes nga postet qeveritare duke e cilesuar kete vendim si nje akt qytetar. Ne nje konference per shtyp mesditen e djeshme z. Berisha siguroi se koalicioni qeverises do te vazhdoje dhe synimi i tij eshte fitorja e zgjedhjeve te 8 majit. Kryeministri sqaroi mediat se nuk ishte ai qe ia kishte kerkuar doreheqjen Metes por ishte ky i fundit qe kerkoi largimin per te ndjekur ligjerisht ceshtjen si qytetar. Ai beri te njohur qe postet qeveritare te lena nga Ilir Meta do ti kete serish LSI.

Shpreh vleresimin per kete akt qytetar qe beri kreu i LSI-se dhe vendosmerine time per te vazhduar konsolidimin e metejshem te eficences se ketij koalicioni ne objektivat madhore te tij - deklaroi Berisha. Keto zhvillime tha Kryeministri nuk ndikojne ne rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme ndersa u shpreh i sigurt se koalicioni qeverises PD-LSI do te fitoje Tiranen. Angazhimin e metejshem te ketij koalicioni se pari fitoren e sigurt te zgjedhjeve lokale dhe natyrisht shpetimin e Tiranes. Koalicioni vazhdon objektivat e tij te palekundur mbeten integrimi zhvillimi ekonomik dhe ai ne rrafshin social - tha Berisha. Kryeministri denoncoi manipulimin e materialit filmik qe sipas Berishes u falsifikua duke thene se ky akt i shemtuar ishte veper e Edi Rames permes se cilit kerkoi te implikohej Kryeministri. Ne rast se kjo behet nga kryetari i opozites por Kryeministri imagjino se cmund tu beje gjemen ky person qytetareve te ketij vendi. Imagjino ti se cfare shkaterrimi perfundimtar u ben ai mediave te vendit - u shpreh ai. Kryeministri tha se ka dhe manipulime te tjera qe duhet ti hetoje prokuroria. Sipas kreut te ekzekutivit vendet e lena vakante nga largimi i Metes do te zevendesohen nga perfaqesues te LSI-se.
Postet qe ka mbajtur zoti Meta do ti mbajne deputetet e LSI-se njesoj sic kane qene - ka saktesuar Berisha duke nenvizuar se PD do te negocioje me LSI-ne per zgjedhjet lokale. Do negociojme per ceshtje te caktuara por mendoj se fitorja e koalicionit ne zgjedhjet e ardhshme do te jete e ndershme - deklaroi z. Berisha.
Duke pershendetur doreheqjen e parevokueshme te aleatit te tij e cila sipas Kryeministrit eshte bere per tu lehtesuar punen organeve te drejtesise Berisha ka akuzuar kreun e PS-se Edi Rama se ka sajuar gjithe kete histori.
Duke perdorur videot Edvin Kristaq Rama beri cdo gje per te shantazhuar kreun e LSI-se duke i ofruar edhe postin e Kryeministrit. Por ne kete perballje fatkeqi Rama kryecimka mjerane e vendit nuk kuptonte se cili eshte dallimi mes burrit dhe cimkes - u shpreh z. Berisha. Me tej ai akuzoi liderin e opozites se eshte kreu i nje aleance mafioze permes te ciles ka zaptuar kryeqytetin dhe kontrollon trafiqet ilegale.
Kreu i PS-se eshte kreu i nje aleance punisto-mafioze e iniciuar nga Rama e perbere nga Doshi dhe grupi i boseve te krimit droges dhe parave te pista - theksoi Berisha.
Me tej kreu i qeverise ka vleresuar kontributin e Ilir Metes ne kabinetin qeveritar duke e cilesuar ate si promotor te reformave integruese.
Meta ka nje kontribut ne kete koalicion ne drejtimin e Ministrise se Jashtme deri ne momentin e heqjes se vizave dhe me pas ne drejtimin e asaj te Ekonomise. Ai ka qene nje nga promotoret e reformave dhe ky eshte koalicioni me i suksesshem dhe me eficent qe ka pasur ndonjehere ky vend - shtoi z. Berisha. Berisha vleresoi kontributin e Metes ne liberalizimin e vizave per sa kohe ka mbajtur funksionin e ministrit te Jashtem. Meta ka qene promotor i reformave brenda vendit dhe paraqitjes se tyre jashte - tha Berisha. Ai shtoi se pergjimi eshte kryecimka e Edi Rames. Kryeministri Sali Berisha tha se me kete video Rama eshte perpjekur te beje pazar politik me Meten derisa i ka ofruar edhe postin e Kryeministrit me qellim rrezimin e qeverise. Meta nuk u perfshi ne kete pazar dhe i rezistoi nje aleance punisto-mafioze te kryesuar nga Rama te perbere nga Doshet dhe boset e krimit droges dhe parave te pista - tha Berisha. Berisha konfirmoi se pas paraqitjes se doreheqjes se Metes ka biseduar per bashkepunimin e metejshem me LSI-ne dhe vecanerisht per zgjedhjet lokale me qellim shpetimin e Tiranes nga betoni i krimit. Ne diskutuam per angazhimin e metejshem te ketij koalicioni fitoren e sigurt te zgjedhjeve lokale dhe natyrisht shpetimin e Tiranes nga njeriu qe e ka kthyer kryeqytetin ne betonimin e klaneve qe e detyrojne. Koalicioni mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim do te vijoje me objektivat e tij dhe kryesisht ne ceshtjet e integrimit ekonomise politikes dhe ceshtjeve sociale ne vend - theksoi Berisha.Kryeministri akuzoi Top Channelin jo si kundershtarin e tij por per manipulimin qe i beri vidios ne Fiks Fare. Top Channel eshte kundershtar i Berishes dhe une e respektoj cdo kundershtar por skam share askend atje. Top Channel eshte i autorizuar nga une te beje editoriale kunder meje por nuk mund te beje manipulime me te cilat u tentua direkt te hidhej Kryeministri i vendit qe skishte asnje lidhje - deklaroi z. Berisha.

PD Mustafaraj Rama ka psikologji manipulimin

Partia Demokratike denoi dje shpifjen e radhes te kryesocialistit Edi Rama sipas te cilit Kryeministri Sali Berisha sulmoi Top Channelin per video-pergjimin. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj deklaroi se Edvin Kristaq Rama doli dje para mediave i prishur e i sterrosur ne shpirt e fytyre pasi vete mediat faktuan manipulimin e turpshem te bere nga ai te videos ne televizionin Top Channel ndaj Kryeministrit. Ajo vuri ne dukje se PD denoncon keqshfrytezimin poshterimin qe i beri kryecimka e PS-se ketij kanali televiziv por edhe shpifjen e radhes qe ai formuloi pasditen e 14 janarit sipas se ciles Z. Sali Berisha sot sulmoi drejtorin e Top Channelit. Sipas znj. Mustafaraj ky eshte nje akt tjeter i ulet dhe amoral i njeriut qe ne psikologjine e te atit te bllokmeneve nuk di gje tjeter vecse te falsifikoje trilloje e manipuloje per kundershtarin e tij. Ne fjalen e tij para mediave Kryeministri dhe kryetari i PD-se z. Berisha nuk e permendi ne asnje rrethane dhe nuk beri asnje kritike mbi emrin e drejtorit te televizionit T CH per te cilin u shpreh se as emrin nuk ia di dhe duke thene se gazetaret nuk kane asnje pergjegjesi per gjerat qe i imponohen. Televizionin Top Channel e poshterojne ata qe e keqperdorin ne shkalle ekstreme duke e shnderruar ne hanxhar te urrejtjes se tij ndaj kundershtarit politik - u shpreh zedhenesja e PD-se. Mustafaraj perfundoi duke thene PD duke denuar edhe nje here shpifjen e radhes te Z. 20 i deklaron Edvin Rames se shpifjet trillimet manipulimet e falsifikimet jane brendesia jote shpirterore dhe trashegimia jote biologjike.

Dekreti Berisha con tek Topi dy emrat e LSI-se

Pas vendimit per doreheqjen e parevokueshme te z. Ilir Meta nga posti i zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Levizja Socialiste per Integrim i ka dorezuar Kryeministrit te Shqiperise z. Sali Berisha propozimet Edmond Haxhinasto te emerohet zevendeskryeminister dhe minister i Puneve te Jashtme. Nasip Naco aktualisht zevendeskryetar i Kuvendit te Shqiperise te emerohet minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Permes nje njoftimi per shtyp behet e ditur se dje Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha miratoi propozimet e lartpermendura dhe i percolli ato per dekretim tek Presidenti i Republikes.

Video BE Nuk cenohen fondet e qeverise

Bashkimi Evropian konfirmon se do te vazhdoje te financoje me projektet e parashikuara per qeverine shqiptare. Zedhenesja e komisionerit Fule hodhi poshte zerat per bllokim te fondeve evropiane dhe tha se pavaresisht situates se krijuar nuk ka asnje rrezik.
Per sa i perket shqetesimit ne lidhje me asistencen teknike fondet evropiane per Shqiperine jane menaxhuar ne menyre te perqendruar. Kjo do te thote se implementimi i projekteve eshte menaxhuar plotesisht nga delegacioni i BE-se ne Tirane ne cdo etape. E thene ndryshe administrata shqiptare nuk eshte marres i drejtperdrejte i fondeve te Parlamentit Evropian. Ne kete aspekt dua te shtoj se asnje rast qe kemi te bejme me fondet per Shqiperine nuk eshte hetuar nga autoritetet pergjegjese te Komisionit Evropian dhe ne asnje rast fondet evropiane nuk jane terhequr. Per momentin nuk shohim asnje rrezik te mundshem mbi fondet evropiane per Shqiperine ne kuader te ketij debati - u shpreh Natasha Buttler zedhenese e komisionerit Fule. Komisioni Evropian riperseriti dje rendesine e luftes ndaj korrupsionit ne raport me rrugetimin per bashkimin me familjen evropiane. Ne nje komunikim me median ne Bruksel zedhenesja e komisionerit per zgjerimin Stefan Fule u shpreh Sic e thashe edhe te merkuren po flitet per pretendime dhe deri tani nuk jane konfirmuar. U takon autoriteteve shqiptare qe te trajtojne kete ceshtje ne perputhje me ligjet. Do ta theksoja edhe nje here ate rendesi qe ka lufta ndaj korrupsionit ne raport me procesin e zgjerimit. Per momentin nuk shohim ndonje risk ne financimin e fondeve ne kuader te programit IPA per Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›