Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik zhvillon seancë dëgjimore për Raportin mbi veprimtarinë 1-vjeçare të KKRT-së për vitin 2008
Në mbledhjen e datës 24 shkurt 2009, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik organizoi një seancë dëgjimore me pjesëmarrjen e Kryetares së Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Mesila Doda dhe përfaqësuesve të tjerë të këtij institucioni në lidhje me Raportin për veprimtarinë 1-vjeçare të KKRT-së, për vitin 2008.
Zonjës Doda iu drejtuan një sërë pyetjesh nga anëtarë të Komisionit, që kishin të bënin me respektimin e ligjit nga ana e KKRT-së, në lidhje me dhënien e licencave dhe heqjen e tyre, me mbulimin me sinjal nga ana e operatorëve televizivë të territorit të Republikës, me papajtueshmëritë e mandatit të anëtarëve të KKRT-së, me respektimin e kushteve për transmetimin e reklamave, me monitorimin e veprimtarive të pozitës dhe opozitës, me shkeljen nga ana e operatorëve privatë të së drejtës së autorit dhe masat që janë marrë në këto raste, me hartimin e planit të frekuencave mbi transmetimet dixhitale, etj.
Anëtarë të Komisionit, përfaqësues të pozitës, e vlerësuan pozitivisht Raportin për veprimtarinë 1-vjeçare të KKRT-së për vitin 2008.
Diskutimi në Komision për Raportin do të vazhdojë në një mbledhje të ardhshme.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 296).