E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskuton projektligjin për barrat dhe hipotekat detare

 


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 23 shkurt 2009, shqyrtoi projektligjin: Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare Për barrat dhe hipotekat detare.
 
Në mbledhje ishte i pranishëm specialisti i Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Vladimir Naqellari.

Fillimisht u dëgjuan  shpjegimet e  përfaqësuesit të Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Ai shpjegoi se qëllimi  i kësaj konvente,  është vendosja e një instrumenti ligjor uniform  ndërkombëtar  në fushën e barrave  dhe garancive hipotekare detare.

Aderimi në këtë konventë është vazhdim i plotësimit të kuadrit ligjor kombëtar në përputhje me atë ndërkombëtar  dhe me  zbatimin e nenit 106   të MSA-së.

Aderimi në këtë konventë nuk ka detyrime financiare. Institucioni përgjegjës  për zbatimin e projektligjit në fjalë është  Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

Pas diskutimeve, Komisioni e miratoi në parim  projektligjin dhe u shpreh  dakord për kalimin e tij për shqyrtim në seancë plenare.


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).
     

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›