Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin për planifikimin e territorit
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 24 shkurt 2009, filloi shqyrtimin e projektligjit: Për planifikimin e territorit".
Ishin të pranishëm në mbledhje: specialistët Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve: Marin Biçoku, Igli Peçi dhe Orieta Myzeqari, anëtari i grupit të punës për hartimin e projektligjit, Artan Hoxha, përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive: Franka Paloka dhe Fatos Hodaj, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve: Maksim Muçi dhe Arben Dervishaj.
Fillimisht u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Marin Biçoku. Ai shpjegoi se cili është qëllimi dhe objekti i projektligjit, ç`të reja sjell projektligji, cilat janë parimet bazë të planifikimit të territorit.
Më pas, anëtari i grupit të punës për hartimin e projektligjit, Artan Hoxha bëri një përmbledhje të të rejave që sjell ky ligj organik i urbanistikës.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve preferuan që të prononcohen për projektligjin në mbledhjen e ardhshme.
Komisioni do ta vazhdojë shqyrtimin e projektligjit në mbledhjen e ditës së hënë, më 2 mars 2008, në orën 10 00 .
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).