E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS KURJAN, TË QARKUT TË FIERIT

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS KURJAN, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17,  të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.             Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Kurjan, të qarkut të Fierit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Kurjan, të qarkut të Fierit, miratuar me vendimin nr.36, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Kurjan, të qarkut të Fierit”.

2.             Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Kurjan për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


25/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›