E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë Naco: Privatizimet janë normale, opozita nxit panik

TIRANE-Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë e Financave ku ka nisur diskutimi për procesin e privatizimit.
Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nacip Naço deklaroi sot në komisionin parlamentar të ekonomisë se opozita nuk duhet të nxisë panikun tek qytetarët. Në vlerësimin e ministrit procesi i privatizimeve ka nisur prej kohësh sa i takon aseteve shtetërore dhe nuk po bëhet tani si diçka e re.
Naço konstatoi se opozita vet e ka mbështetur procesin e privatizimit dhe tanimë nuk duhet të dalë kundër tij. Ministri insistoi se tregu është i hapur dhe se kush thotë të kundërtën abuzon me të vërtetën.
Naco kërkoi që opoziota të heqë dorë nga akuzat pasi në këtë process autoriteti i konkurencës po monitoron saktë situatën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›