Korça feston sot Ditën e Verës
KORÇE- Banorët ortodoksë të qytetit të Korçës kanë nisur festimet për Ditën e Verës, sipas një tradite, e cila vazhdon të përsëritet çdo vit si simbol i fillimit të pranverës, e cila nis me zjarret e ndezur nga fëmijë dhe të rritur mbrëmjen e 28 shkurtit.
Sipas traditës zjarret u bënë me materiale druri për të bërë zjarrin më të madh, ç'ka përbën garën mes banorëve në lagjet e ndryshme të Korçës. Konkurenca midis fëmijëve për zjarrin më të madh, vijoi me kapërcimin e tij nga fëmijët, si një simbol, që djeg të këqijat e dimrit.
Ndërkohë, sot bëhen vizita nëpër familje ku fëmijët si më të priviligjuarit qerasen me kulaçët dhe vezët e kuqe të Ditës së Verës.
Sipas të moshuarëve, Dita e Verës në Korçë është festuar brez pas brezi dhe e veçanta për të është përgatitja e ëmbëlsirave prej brumi, që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera si dhe vezët e ziera, simbol i shpresës dhe mbarësisë.
Festa e Ditës së Verës nuk është fetare, por shumë e vjetër, që sipas studjuesve, rezulton festë pagane. Festimi i kësaj dite në Korçë dhe me gjerë, flet për ruajtjen e traditave dhe autoktoninë e popullit të kësaj treve.
Festimi i Ditës së Verës në qytetin e Korçës nga besimtarët ortodoksë festohet më 1 mars, ndërsa besimtarët myslimanë e festojnë më 14 Mars. E veçanta e dy festimeve bashkohet në traditën e qytetit, ku banorët me besime të ndryshme i festojnë së bashku, ku ndajnë bashkë kulaçet dhe vezët e kuqe, ndërsa shkëmbejnë vizita familjare tek njeri-tjetri.
(atsh/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Korça feston sot Ditën e Verës