E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet qendra e re për tatim-paguesit, Arvizu: Mbështesim reformat

TIRANE- Është inauguruar sot Qendra e re e Shërbimit për tatim paguesit, një projekt i financuar nga programi i pragut të Sfidës së Mijëvjecarit.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e konsideroi qendrën si “model i ri për të rritur trasnparencën mes qeverisë dhe shqiptarëve”.
 
Në krah të diplomatit amerikan në ceremoni ishin të pranishëm dhe kryeministri Berisha, ministri i Financave, Ridvan Bode dhe zyratëve të tjerë.

Në fjalën e tij Ambasadori Arvizu e vlerësoi projektin si “punë e madhe dhe investime domethënës” ndërsa nënvizoi se i kishte lënë mbresa “teknoligjia dhe masat e marra për të pasur një trasnparencë më të madhe mes qeverisë dhe shqiptarëve”

Zoti Arvizu vlerësoi se qeveria amerikane do të vijojë të mbështesë reformat për biznesin në Shqipëri dhe se “kjo qendër e re, është rezultat i bashkëpunimit të sukseshëm mes qeverisë dher programit të koorporatës Sfida e Mijëvjecarit”.

Diplomati amerikan vlerësoi se reformat ku përfshihet qendra kombëtare e rregjistrimit, prokurimet elektronike, deklarimet elektronik të tatimeve, qendra kombëtare të licensimit, kanë pasur sukses, dhe se “suksesi i tyre është pranuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë BB, FMN dhe Kombet e Bashkuara” . "Vecanërisht përfitimet e qeverisjes elektronike dhe lidhja me rrjet e mjediseve që ofrojnë shërbim për klientin e bizneset shqiptare- vlerësoi më tej ambasadori- po e përmirësojnë zhvillimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë.SHBA mbështet të gjithë këto reforma që janë ndërmarrë nga ky projekt nga qeveria e shqipërisë, komuniteti shqiptar i biznesit dhe publiku i gjerë.”

Edhe kryeministri nga ana e tij vlerësoi investimin si mjaft të rëndësishëm. “Në 2006 na u akordua 15 milionë USD nga pragu i “Sfidës së Mijëvjecarit” dhe vendosëm që këtë shumë ti adresojmë në projekete për të lufutar korrupsionin dhe mbështetur biznesin”. Ai i shprehu mirënjohje SHBA dhe koorporatës “Sfida Mijëvjecare” dhe partnerëve të tjerë për ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë në sistemin e reformave më të rëndësishme për ekonominë dhe tregun.

Sipas zotit Berisha “Në një hark kohor të shkurtër, nuk ka askund tjetër, që të ketë patur një impakt të madh sa cka patur ky projekt. Nga një analizë 4 vjecare- tha Berisha- këto projekte përfaqësojnë sukseset më të shkëlqyera që mund të jenë arritur.”

“Transformuam një sistem të tërë dhe nderuam dhe paratë e taksapaguesve të vendit tuaj”- tha më tej kryeministri duke iu drejtuar ambasadorit Arvizu për të ndihmuar për të aplikuar praktikën për deklaratën fiskale të qytetarëve.

"Këtë vit me ligj kemi vendosur deklaratën fiskale të qytetarit. Kjo deklaratë është shumë e rëndësishme sepse bën më të drejtë dhe më të ndershme shpërndarjen e të ardhurave në vend. Ndaj unë shpresoj dhe llogaris shumë në ndihmën e USAID për të kompletuar dhe konsoliduar këtë praktikë shumë të domosdoshme për qytetarët shqiptarë."- tha Berisha.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Hapet qendra e re për tatim-paguesit, Arvizu: Mbështesim reformat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›