Avokati i Popullit: 1 ankesë cdo ditë për dhunë në qeli
TIRANE- Dhuna çnjerëzore që ushtrohet nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe torturat barbare në burgje, janë problemet më shqetësuese që denoncohen në raportin vjetor të Avokatit të Popullit lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri. Nga 1831 ankesat e shqyrtuara nga ky institucion gjatë vitit 2010, rezulton se 369 prej tyre adresohen për , paraburgimet dhe organet e policisë. Raporti është publikuar sot në "Gburgjetazeta Shqiptare".Pas verifikimeve Avokati i Popullit ka kallëzuar penalisht për ushtrim dhune ndaj të arrestuarve, 6 punonjës të policisë.
Gjatë vitit të kaluar, llogariten rreth 117 ankesa, në të cilat është pretenduar shkelja e së drejtës së pronës nga veprimet dhe mosveprimet e organeve të administratës publike. Avokati i Popullit ka konstatuar edhe shkelje të së drejtës së pronës, nëpërmjet mosrespektimit të dispozitave të ligjit “Për kthimin e kompensimin e pronës”.
Ankesat kryesisht janë për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme.
Ankesat të tjera që janë trajtuar nga ky institucion dhe që janë paraqitur në raportin vjetor kanë të bëjnë dhe pensionet suplementare të ushtarakëve, si dhe për heqje me pa të drejtë nga puna.
(s.g/BalkanWeb)