Komisioni i Ekonomisë: Ulet mosha e pensionit për minatorët
30/09/2009 Përfitues do të jenë 3 mijë vetë dhe efekti financiar rreth 300 milionë lekë
Minatorët do të dalin në pension në moshën 60 vjeç. Kjo është përmbajtja e projektligjit të ri që është miratuar dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Sipas këtij drafti minatorët do të përfitojnë pensionin sapo të mbushin 60 vjeç, ndërkohë që deri tani atyre u njihej e drejta e përfitimit kur të kishin mbushur moshën 65 vjeç. Po kështu, vitet e punës për këtë kategori ulen me pesë vjet, ku nga 35 vite pune minatorët duhet të plotësojnë 30 vite pune për të përfituar pension. Gjithashtu, nga këto 30 vite punë, gjysma e tyre pra 15 vite duhet që minatorët të kenë punuar nëntokë. Me anën e këtij projektligji, një nga premtimet e Kryeministrit Berisha gjatë fushatës elektorale plotësohet dhe një pjesë e kërkesave të minatorëve, të cilët prej muajsh kanë kërkuar që të ulet mosha e daljes në pension. Deputetet e mazhorancës në diskutimin e tyre gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë kanë vënë theksin te krijimi i kushteve të përshtatshme të punës për minatorët nga kompanitë private. Ky është një nga problemet që shqetëson prej kohësh minatorët dhe është burim i aksidenteve të shumta të tyre që shpesh kanë pasur pasojë vdekjen. Përfitues të projektligjit për uljen me 5 vjet të moshës së pensionit do të jenë 3 mijë minatorë, ndërkohë që efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 300 milionë lekë në vit. Mes kërkesave të shpeshta të minatorëve nga i gjithë vendi ka qenë ulja e moshës së daljes në pension, dhënia e statusit të minatorit dhe përmirësimi i kushteve të punës nëpër galeri. Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të botës nuk zbatohen skema suplementare për minatorët, si profesion i vështirë. Aktualisht një minator përfiton pension në Shqipëri kur ka mbushur moshën 57 vjeç, ndërsa projektligji ekzistues parashikon rritjen graduale të saj deri në 65 vjeç në vitin 2023.
Reforma e pensioneve
Miratimi i këtij projektligji, i cili shumë shpejt pritet të mbërrijë për miratim në Kuvend do të pasohet me ndryshime të tjera. Në kuadër të reformës së përgjithshme të reformimit të pensioneve në Shqipëri, një tjetër ndryshim ligjor mund të përfshijë këtë kategori, gjë që është theksuar në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë nga deputeti i PD-së dhe zëvendësministri aktual i Financave, Sherefedin Shehu.