Urdhër bllokimi për uzinën mekanike
30/09/2009 Tatimet ndëshkojnë dhe disa hotele
ELBASAN-Tatimorët kanë penalizuar uzinën mekanike duke e bllokuar sërish për mosshlyerjen e detyrimeve tatimore. Shkak për bllokimin e aktivitetit të uzinës janë bërë 13.5 milionë lekë të reja të papaguar nga kjo uzinë, shuma të cilat janë kryesisht sigurime shoqërore dhe shëndetësore të punëtorëve të saj. Sipas drejtorit të Drejtorisë rajonale të Tatimeve në Elbasan z. Skënder Daja, urdhri i bllokimit të aktivitetit dhe vendosja e masës së sigurisë të detyrimeve tatimore u ndërmor pasi u konsumuan të gjitha hapat ligjore. “Uzina mekanike rezulton se nuk ka paguar 13.5 milionë lekë në degën e tatimeve. Shumat janë kryesisht sigurime shoqërore dhe shëndetësore që uzina ka për 60 punëtorët e saj. Më e keqa është se punëtorëve ju është mbajtur nga paga 11.5% që duhet të derdhin për çdo muaj. Por drejtuesit e uzinës nuk kanë shlyer detyrimet në shtet. Nisur nga ky realitet u urdhërua vendosja e masës së sigurimit për subjektin uzina mekanike me administrator z Haxhi Lushnjari. Vendosja e masës së sigurisë përfshin bllokimin e pasurisë së paluajtshme e të luajtshme duke bërë bllokimin e makinerive, mallrave dhe materialeve të barabarta me vlerën e detyrimit të papaguar në shumën 12.000.000 lekë nëse subjekti nuk shlyen detyrimet brenda ditës së sotme”.