Mbaroi faza e parë e krizës
30/09/2009 ProCredit Bank hap zyrat e reja. Do të vijojë kreditimin në monedhën vendase
Berisha: Sistemi bankar është solid. Fullani: U rritën depozitat
Analiza e fundit të Bankës së Shqipërisë tregon rritje të nivelit të depozitave dhe të kreditimit në monedhën vendase. Ky fakt ka rikonfirmuar rritjen e besimit të publikut në sistemin bankar, gjë që është vënë në dukje nga Kryeministri Sali Berisha dhe Guvernatori Ardian Fullani gjatë përurimit të zyrave të reja të ProCredit Bank, si dhe 10-vjetorit të licencimit të saj.
Kriza
Kryeministri Sali Berisha ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se Shqipëria do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Evropë. “Sistemi bankar financiar dhe ekonomia shqiptare, sot janë solide, ekonomia rritet dhe jam i sigurt që këtë vit do të ketë rritjen më të madhe në Evropë. Natyrisht jo atë që dua unë, po tregu dhe ambiciet e mia janë dy gjëra jo të njëjta”, - theksoi Kryeministri. Nga ana e tij Guvernatori Ardian Fullani tha se dalja nga faza e parë e krizës shtron nevojën për të marrë masat në të ardhmen. Lajmi i mirë sipas tij është rritja e besimit ndaj bankave. “Do të fusim të gjitha energjitë tona për të dalë me sukses sa më shpejt dhe për të rigjeneruar forcat tona në rritje të efektivitetit të sistemit bankar”, - tha Fullani.
Të huajt vlerësojnë lekun
Dhjetë vjet pas licencimit ProCredit Bank përuroi dje ndërtesën e saj të re duke konfirmuar ambicien për të qenë bankë lider në tregun shqiptar. ProCredit Bank është një ndër bankat e para të huaja në Shqipëri dhe e para që u përqendrua në mënyrë të veçantë në grupet në nevojë, bizneset e vogla, zhvillimin dhe kreditimin bujqësor, duke ofruar kështu një larmi shërbimesh, njohje të kulturës bankare dhe të kursimit. Deri më 31 dhjetor 2008 më shumë se 143 mijë klientë i kanë besuar kursimet e tyre ProCredit Bank në Shqipëri. “Ne kemi vendosur të kreditojmë fuqishëm ekonominë, veçanërisht në monedhën vendase, lekun. Studimet tona tregojnë se leku është monedha më e qëndrueshme e të gjithë vendeve të Evropës Juglindore ku ne punojmë”, - tha në fjalën e tij Klaus Peter Zeitinger, kryetar i Bordit të ProCredit Bank. ProCredit Holding AG është shoqëria mëmë e grupit ndërkombëtar të bankave ProCredit, e pozicionuar në vendet në tranzicion dhe zhvillim, të cilat kanë veprimtari në tre kontinente të ndryshme. Aktualisht, kompania ka një bazë kapitali prej më shumë se 200 milionë euro. Këtë vit, ProCredit Holding forcoi edhe më tej pozicionin e saj në bankë duke blerë aksionet e EBRD-së. Kapitali i paguar është rritur vazhdimisht dhe aktualisht arrin në 11.8 milionë euro. Në vitin 2003, institucioni mori emrin “ProCredit Bank”, duke reflektuar në këtë mënyrë lidhjen me grupin ProCredit. “Në 10 vjet ne arritëm të ndjekim zhvillimet shumë pozitive të Shqipërisë. Historia e bankës tonë është një histori suksesi dhe tregues i interesit të lartë gjerman për Shqipërinë”, - tha Zeitinger. ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit që ofron një shërbim të plotë bankar. Fokusi është dhënia e kredive për sipërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, sepse këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe i japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë.