E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës rezolutë për fundin e mbikëqyrjes

PRISHTINE - Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë të martën një rezolutë për kryerjen e të gjitha obligimeve që rrjedhin nga Pakoja e Ahtisarit, për t’i dhënë fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, raporton REL.

Rezoluta është propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së dhe është mbështetur nga të gjitha partitë politike, përveç Vetëvendosje-s.

Të shtunën, kryeministri Hashim Thaçi bisedoi me liderët e partive politike, përveç Vetëvendosjes, ku ka marrë mbështetjen për kryerjen e obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, si parakusht i vendosur nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe kalimit në fazën e pavarësisë së plotë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›