E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomise miraton buxhetin

Miratohet nen për nen projektbuxheti 2012 në komisinine e Ekonomisë dhe të Financave.
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, deputetët kanë miratuar këtë draft vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votimin.

Nga ana e saj opozita parlamentare ka parashtuar kushtet e saj, për të miratuar këtë buxhet, brenda të cilave përfshihet edhe heqja e TVSH-së për ushqimet apo vendosjen e takses se larte per te pasurit.

Por, mazhoranca i ka rrëzuar kushtet e deputetëve të majtë. Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje janë bërë disa ndryshime të vogla brenda projektiligjit të buxhetit, ndër to edhe miratimi i një shtese fondi për gjyqësorin.

Pas këtij miratimi, i hapet rruga përfundimtare për votimin nen për nen të buxhetiti 2012 në sencën plenare të datës 5 dhjetor.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›