E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Godo, aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare

TIRANE - Në emër të socialistëve shqiptarë, kryetari Edi Rama i shprehu ngushëllimet familjes së politikanit Sabri Godo, i cili u nda nga jeta mesditën e sotme.

“Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare, i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes"- thuhet në mesazhin e kreut të PS-së, Edi Rama.

"Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konseguencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare", përfundon mesazhi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›