Betimi i princit Leka II
Djali i pretendetit për fronin mbretëror, Leka i II-të betohet se do ndjekë rrugën e Mbretit Ahmet Zog dhe të atit të tij. Një vendim të tillë, princi Leka i II e bëri me dije në fjalën e mbajtur gjatë kohës kur trupi pajetë i pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu i I-rë mbërriti në varrezat e Sharrës ku dhe do të prehet përgjithmonë.
Gjatë fjalës së tij, i biri i të ndjerit, Leka i II-të u betua para trupit të të atit se do ndjekë rrugën e Mbretit Ahmet Zog dhe të pretendentit për fronin mbretëror, babait të tij Leka Zogu i parë. Në funksion të këtij betimi princi Leka II mori edhe kapelen e familjes Zogu si shenjë për vijimin e rrugës së tyre.