E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet klimaterike Ministri i Brendshem garanton qytetaret

 “Shteti dhe strukturat e tij do të jenë pranë qytetarëve në çdo situatë dhe problematikë, që mund të krijohet gjatë periudhës së dimrit”. Këtë garanci e ka dhënë dje nga Korça, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile, të rajonit juglindor.

Ministri Nishani ka kërkuar angazhim maksimal të të gjitha strukturave, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qëndror, për të përballuar dhe menaxhuar çdo situatë apo të papritur që mund të krijohet si rezultat i rreshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.
“Vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet sidomos menaxhimit dhe mbajtjes hapur të të gjitha akseve kryesore nacionale, që lidhin Korçën me qytetet e tjera të vendit dhe akset rurale, që lidhin fshatrat e thellë malorë me qendrat e komunave dhe këto të fundit, me rrugët nacionale. Njësitë vendore, por edhe institucionet qëndrore duhet të marrin të gjitha masat dhe të planifikojnë garantimin e shërbimeve jetësore për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga zonat ku ata ndodhen, të tilla si furnizimi me ujë të pijshëm, me energji elektrike, lëndë për ngrohje, apo emergjeca të ndryshme shëndetësore dhe ushqimore,të cilat duhet të jenë prioritet i punës së përditshme të institucioneve”, u shpreh Nishani gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu ministri Nishani ka vlerësuar eksperiencën e deritanishme të strukturave në nivel lokal dhe qendror të Qarkut të Korçës, duke kërkuar prej tyre, që të vazhdojnë koordinimin dhe angazhimin mes tyre, për tu shërbyer në çdo rrethanë qytetarëve dhe për të ndërhyrë edhe në zonat më të thella,të cilat mund të mbeten të izoluara nga rreshjet e borës.
Në këtë aspekt, ministri Nishani vlerësoi faktin se “është e domosdoshme, që të mbahen në gatishmëri mjetet për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rurale, duke shfrytëzuar edhe resurset e enteve të ndryshme private, të cilat kanë kapacitetet e mjaftueshme për të ndërhyrë në situate të vështira”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›