E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diktatori ne Prishtine nga Fevziu

Pas promovimit në librarinë, "Ditë e Natë" të Prishtinës të librit “Enver Hoxha”, në kryeqytetin kosovar u shfaq edhe filmi dokumentar, "Diktatori". Interesimi për të parë pamjet ekskluzive ka qenë shumë i madh.

Vetë autori Blendi Fevziu ka folur në një intervistë për mediat në Kosovë për mënyrën si u ndërtua ky dokumentar. Ai është i gjatë 1 orë e 30 minuta dhe në muajt e parë të vitit tjetër do të ketë edhe premierën në Tiranë.

Dëshmitë dhe faktet tronditëse që vijnë përmes dokumentave të nxjerra nga arkivat ku tregohen ekzekutimet e Enver Hoxhës dhe eleminimet e bashkëpunëtorëve të tij, mbeten pika më e fortë e filmit, i cili u prit me shumë interes në kinemane “ABC” të Prishtinës.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›