Vizita ne Tiranen zyrtare Topalli takim me Becirovic
Kryeparlamentarja Topalli zhvilloi sot një takim me përafqësuesin e Dhomës së Kuvendit të Bosnjes, Denis Beçiroviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeparlamentarja Topalli e cilësoi vizitën e Beçiroviç si mjat të rëndësishme. Ndërkohë që bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës ishte një ndër çështjet kryesore të diskutimit mes kryeparlamentares Topalli dhe homologut të saj boshnjak Beçiroviç . Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit Topalli ka vlerësuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve dhe është shprehur për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike në të njëjtat nivele.
“Bosnja e Shqipëria do rrisin bashkëpunimin. Në PE do kalojë buxheti për Europën dhe ne duhet të jemi të bashkuar për projektet e BE”, u shpreh Topalli
“Bosnja e Shqipëria do rrisin bashkëpunimin. Në PE do kalojë buxheti për Europën dhe ne duhet të jemi të bashkuar për projektet e BE”, u shpreh Topalli