Komisioni i Ekonomisë miraton dy marrëveshje kredie
TIRANE - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar dy marrëveshje kredie për furnizimin me ujë të pijshëm të Kamzës, Fierit, Lushnjes, Kuçovës, Beratit dhe Sarandës.
Kredia e parë me vlerë 2 milionë euro ka njeë interes vjetor 2 për qind. Ndërkohë që për kredinë e dyte me vlerë 12 milionë euro, norma e interesit nuk është përcaktuar në marrëveshje.
Specialistet e Ministrisë së Financave shpjeguan se është rënë dakord verbalisht me Bankën Gjermane KFW që interesi të mos jetë më shumë se 2 për qind, por do të përcaktohet pasi marrëveshja të ratifikohet nga parlamenti.
Një formë negocimi kjo që është konsideruar e gabuar dhe jo profesionale nga opozita. Pavarësisht këtyre konstatimeve, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë i miratoi me konsensus të dyja marrëveshjet e kredisë.
(er.nu/BalkanWeb)