E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama: Qeveria tregoi injorancë me monumentin e pavarësisë

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot plot ironi për monumentin e pavarësisë që qeveria parashikon ta ndërtojë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Shqipërisë shtet.

“E padëgjuar në histori: Qeveria bën projekt për një monument dhe pastaj thotë tani të kërkojmë për t'i gjetur një vend! Injorancë e paparë...”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.

Sipas Ramës, dhe prezantimi që i bëri kryeministri Berisha projektit është qesharak.
“Ky do jetë monumenti i parë në botë jo për një ngjarje, por për ëervjetorin e një ngjarjeje, ndërkohë që monumentin e ngjarjes e kemi! Projekti i monumentit paraqitet nga ministri në qeveri me një bllok me vizatime në dore! Unikale edhe kjo, qesharake deri në turp!”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›