Pogradec demtimi i hekurudhes policia arreston kater persona

Policia e Pogradecit arreston katër persona të cilët kanë vjedhur shinat e linjës së trenit Pogradec- Lin. Gjatë orëve të natës, kanë rënë në pranga të policisë, dy të rinj Elvi dhe Albi Palla, të cilët arrestuar në flagrancë duke transportuar drejt një pike të grumbullimit të skrapit, 250 metër shina. Gjithashtu policia ka vënë në pranga, edhe dy pronarët e grumbullimit të skrapit në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë, në kërkim është shpallur edhe një tjetër 19 vjeçar, i cili dyshohet se në bashkpunim me personat të tjerë, vidhnin në vazhdimësi, shinat e trenit dhe i tregtonin me skrap. Si rezultat i dëmtimit të hekurudhës Pogradec- Librazhd, është jashtë funksionit prej tre muajve, për shkak të këtyre vjedhjeve.