E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton heqjen e taksave për bujqësinë

27-03-2013 / Gazeta 55

Opozita nuk voton nismën e qeverisë

Ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës nisma e qeverisë për heqjen e taksave për sektorin e bujqësisë. Opozita u tregua konfuze, pasi edhe pse votoi pro në parim, nuk morri pjesë në votimin në tërësi të kësaj nisme.
Projektligji ka për qëllim eliminimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjitha produktet e importit, që u shërbejnë fermerëve.
Për opozitën shqetësues është se si do të mbulohen në buxhetin e shtetit 130 milionë dollarët, shumë që vjen si pasojë e zbatimit të ligjit.
Mazhoranca argumentoi se reformat do të kenë një impakt të madh në sektorin e bujqësisë.
Nga zbatimi në terren i kësaj nisme është përllogaritur të përfitojnë rreth 150 mijë ferma në vend, si dhe do t’i jepet një shtysë prodhimit vendas dhe uljen e kostos së fermerëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›