Kosovë, takohen Thaçi dhe Haradinaj

Kryeministri informon kreun e AAK-së, për takimin e shtatë me homologun Daçiç, në kuadër të dialogut, Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në takim është biseduar për takimin e shtatë të Thaçit me homologun serb, Ivica Daçiç, dhe për zhvillimet politike ne vend, thuhet në njoftimin për media.
Po sipas tij, Thaçi, në këtë takim, ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se procesi i integrimit të pjesës veriore do të bëhet duke respektuar në plotësi Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Haradinaj kanë diskutuar edhe për procesin e reformës zgjedhore dhe nevojën e konsensusit në përmbylljen e këtij procesi të rëndësishëm, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Kryeministrit.