Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen e borxhit me Italinë
TIRANË- 20 milionë euro interesa të borxhit që Shqipëria i ka Italisë nuk do t’i paguhen këtij shteti, por do të invetsohen në projekte në arsim dhe shëndetësi.
Marrëveshja e nënshkruar pak kohë më parë nga ministria e Financave u miratua në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku opozita u shpreh skeptike për eficencën e përdorimit të këtyre parave, duke pasur parasysh se me to do të financohen projekte të vogla.
“Ne po shkëmbejmë 20 milion euro në detyrime, principal dhe interes, për ti kaluar këto fonde për të financuar projekte të reja që do të gjykohen prioritare nga komisioni i përbashkët. Është një marrëveshje me mjaft përfitim për ne. Në një kuptim është një falje e borxhit”,- sqaroi përfaqësuesi i Ministrisë së Financave Resmi Ibraj.
“Për mua shqetësimi kryesor nga përvoja me këto projekte që kanë shumë burokraci, kanë kostot e tyre dhe një shkallë të lartë zvarritjesh. Ndoshta më e mira do të ishte në kushtet kur nga një borxh, të kthehet në një ndihmë që të ishin pjesë e buxhetit afat mesëm”,- theksoi Arben Malaj, deputet i PS-së.
Fondi 20 milionë euro do të depozitohet në një llogari pranë Bankës së Shqipërisë, me 11 këste.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera P/buxheti 2012, misioni i FMN-së pritet të mbërrijë në Tiranë