Propozimet per kodin Berisha Pro PS nese i pranon Venecia
Kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e grupit të PD-së i ka dhënë garanci opozitës se zëri i saj do të dëgjohet referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Berisha tregoi gatishmërinë e tij për t`u ulur në tryezën e reformës zgjedhore me partinë socialiste por edhe forcat e tjera politike. Kreu i PD-së theksoi se në rast se Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR pranon amandamenetet e Partisë Socialiste atëherë mazhoranca është e gatshme për ti aplikuar ato.
“Në kuadrin e rekomandimeve, ne jemi të vendosur të dëgjojmë zërin e opozitës dhe të forcave të tjera politike për zgjidhjen më të plotë dhe më të mirë të rekomandimeve të bëra. Në rast se zoti Rama dëshiron le t’I hartojë të gjitha amendamentet vetë me grupin e tij, t’I dërgojë në komisionin e Venecias dhe OSBE/ODIHR, të marrë viston prej tyre dhe ne absolutisht do t’i pranojmë”- tha Berisha.
Përpara deputetëve demokratë, kreu i qeverisë foli edhe për pasionin e fundit të kryesocialistit për të shkruar libra. Duke thumbuar kreun e PS/së, Berisha shtoi se libri i Ramës është një vaj për humbjen e Bashkisë së Tiranës.
“Zoti Rama, ndërsa ne përpiqemi për të promovuar reformat, ai paska qenë i mbyllur duke shkruar një libër. Kjo është një histori shumë interesante. Libri që në të vërtetë meriton titullin “ Kur hidheshin themelet e korrupsionit”, libri rezulton që është i tëri, një vaje për bashkinë e Tiranës. Libri hapet me epitafin “Mbeçë more shokë mbeçë, tek dera e bashkisë, mbeçë”. “Nuk ma ka fajin partia, fajin ma ka babëzia sepse më iku bashkia””- tha Berisha.
Kryeministri komentoi edhe vizitën e të dielës në qarkun e Dibrës duke premtuar se Rruga e Arbrit do të afrojë Dibrën me Tiranën në distancën aktuale të kryeqytetit me Krujën dhe Shijakun.
Erjon Ajazi