E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane hapet qendra e trajnimeve ne TI

Është nënshkruar sot marrëveshja për hapjen e qendrës së parë burimore dhe të trajnimeve në teknologjinë e informacionit. Një nismë e ndërmarë nga partnerë publikë dhe privatë. Qendra me një rol të rëndësishëm, duke i paraprirë projektit të Shqipërisë dixhitale do të shërbejë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të hapë dyert e saj në pranverën e vitit të ardhshëm.Hapjen e kësaj qendre e ka vlerësuar edhe kryeministri Sali Berisha.

"Një qendër e një rëndësie shumë të madhe në trajnimin, kualifikimin e ekspertëve shqiptarë. Duke inauguruar këtë qendër unë ftoj promotorët e saj, fondin shqiptaro amerikan që të përqëndrohet në të ardhmen, në interesin më të mirë të këtij vendi dhe këtij kombi në këtë fushë", tha Sali Berisha, kryeministër.

Projekti i qendrës PROTIK, synon që të plotësojë tregun me veprimtari kërkimore, edukuese si dhe me shërbime të një teknologjie moderne. Qendra do të sponsorizojë veprimtari si demostrime të produkteve të reja, Workshope dhe kurse arsimore në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›