Shtyhet sërish gjyqi i Gërdecit

Edhe pse gjyqi i Gërdecit është në prag pretence, sërisht mungesa e avokatëve ka bërë shtyrjen e dhënies së konkulzioneve të prokuorisë për ditën e mërkurë. Mungesa e një numri të madh të mbrojtësve nga 29 të pandehurve që janë në këtë gjyq ka detyruar kryesusin e trupit gjykues Ritvan Hado të shtyjë seancën. Edhe pse katër prokurorët tashmë u ka mbetur vetëm pakë faqe nga 500 faqe që ishte e gjithë pretence, do tu duhet të presin ditën e mërkurë për të lexuar më në fund edhe faqet e fundit, ku do të jepen edhe dënimet për të pandehurit. Deri tani organi i akuzës së kryeqytetit ka lexuar 340 faqe pretencë ku kanë dalë në pah, që nga krijimi i fabrikës së demontimti në gërdecë, me ideator ish drejtorin e MEICO Ylli Pinarin, përfshirjen në të të Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit, Sokol Ngjeçit si dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar në tragjedinë e 15 marsit të viti 2008. Në këto seanca të fundit ku prokurorët kanë lexuar faqe më faqe të gjithë pretencën, kanë qenë të pranishëm jo vetëm familjarë të viktimave të tragjedisë por edhe të pandehur që vinin në seancë për herë të parë. Tashmë prokurorët u kanë mbetur edhe 160 faqe për të lexuar ku do të japin edhe dënimet e tyre për 29 të pandehurit.