Komisioni i Helsinkit: Tensioni politik vazhdim i krizës 2009
WASHINGTON- Komisioni i Helsinkit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e vlerëson tensionin politik që po shoqëron situatën paszgjedhore në Shqipëri, si vazhdim i krizës politike të nisur që nga viti 2009.
Komisioni do të diskutojë në Uashington në datën 1 qershor mbi ecurinë e procesit elektoral, si dhe për problemet me numërimin e votave, duke bërë të ditur paraprakisht se kjo ka sjellë destabilitet politik.
Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit, thuhet se 8 maji ishte një mundësi për të siguruar kredibilitet, por fatkeqësisht, zgjedhjet dëshmuan vijimësinë e krizës dyvjeçare.
"Pas gati dy vjetësh në një situatë politike që prej zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, Shqipëria mbajti zgjedhjet lokale më 8 maj 2011. Këto zgjedhje ishin një mundësi për të siguruar kredibilitetin e nevojshëm për procesin elektoral dhe fundin e tensionit politik që ngadalësoi tranzicionin demokratik të Shqipërisë. Fatkeqësisht, këto zgjedhje lokale dëshmuan vazhdimësinë e kësaj krize. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe aspiron për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian", citon komunikata.
Në këtë seancë raportuese, që do të bëhet përpara trupës së Komisionit të Helsinkit, do të flasë kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it në Shqipëri, Jonathan Stonestreet, i cili pritet të prezantojë edhe raportin paraprak mbi votimet, si dhe mbi numërimin e votave. Më pas fjala do t'i kalojë drejtorit rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Kombëtar Demokratik për Punët e Jashtme, Rob Benjamin, për ta mbyllur më pas me fjalën e drejtorit të Qendrës Strategjike dhe Studimeve Ndërkombëtare, Janusz Bugajski.
(s.g/GSH/BalkanWeb)