Serbët në protestë për mbrojtjen e kasapit të ballkanit, Ratko Mlladiç. Flet Killeri: S’kam vrarë asnjë!

Autoritetet serbe paralajmëruan sot se kanë rritur nivelin e sigurisë për të përballuar protestën që do mbahet kundër arrestimit të të dyshuarit për krime lufte në Bosnje, Ratko Mllaçiç.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daqiç, theksoi se po rriten masat e sigurisë para një proteste të një grupi të ekstremistëve të djathtë.
Ndërkohë avokati i Mlladiçit, Millosh Shaljiç, tha se klienti i tij iu ka kërkuar përkrahësve që të qëndrojnë të qetë dhe paqësor.
Mlladiçi akuzohet se ka qenë hartuesi i planit për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, dhe krimeve të tjera gjatë luftës së Bosnjes, gjatë viteve 1992 - 1995.
Vrasësi i 8 000 mijë qytetarëve të Srebrenicës, i bën avokati krimeve çnjerëzore
Ratko Mlladiç, ish kreu ushtarak i serbëve të Bosnjes i kapur pas 16 vitesh në kërkim, është mbrojtur gjatë pyetjeve të gjykatësve të Gjykatës Speciale të Beogradit.
“Unë nuk kam vrarë asnjë! Përgjigjen duhet ta japin ata që kanë vrarë”- është shprehur Mlladiç.
Pastaj ai është ankuar për faktin se në 2005-ën i është ngrirë pensioni.