Mediat gjermane: Greqia në prag të depresionit të madh

Kriza financiare në Greqi mund të jetë shumë më e thellë nga sa është menduar.
Greqia nuk e ka realizuar deri tani anjë prej qëllimeve për të cilat ka rënë dakord me institucionet ndërkombëtare, shkruan gazeta gjermane "Der Spiegel". Deficiti shtetëror është më i lartë se sa që është premtuar, shkruan gazeta duke iu refereuar raportit të ekspertëve të Komisionit të BE-së, Bankës Evropiane dhe FMN-së. Për këtë shkak edhe të ardhurat fiskale janë më të ulëta se sa që është planifikuar. Për shkak të mungesës së tempos së reformave, në BE dhe në isntitucionet financiare janë vënë në pyetje ndihmat e planifikuara financiare.
Menjëherë ka reaguar ministri grek i Financave i cili ka hedhur poshtë raportimin në të përjavshmen gjermane. “Negociatat po vazhdojnë dhe do të përmbyllen brenda pak ditësh. Kemi cdo arsye për të besuar se raporti do të jetë pozitiv për vendin tone u shpreh ministri Papakostandinou për një televizion vendas.
Greqia duhet të kursejë në katër vitet e ardhshme 78 miliardë euro. Gjendjen e vështirëson edhe më shumë fakti që prej mesit të qershorit Greqia pa ndihma nga jashtë nuk do të ketë mundësi të paguajë obligimet e saj financiare ndërkombëtare. Nuk do të ketë mundësi të paguajë as rrogat dhe pensionet për qytetarët e vet, shkruan gazeta.