E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me 30 kg drogë militanti i PS-së, Edmond Faja

29-05-2011 / Gazeta 55

Sipas burimeve, Faja ka qenë edhe një ndër protestuesit më aktivë në përplasjet me policinë gjatë protestës së Partisë Socialiste para Komisionit qendror të zgjedhjeve


Skuadra e antidrogës e Tiranës sekuestron 30 kilogramë kanabis të presuar në periferi të kryeqytetit.


Droga është sekuestruar teksa transportohej me autoveturë, ndërsa një tjetër automjet e eskortonte duke i qëndruar përpara dhe për të parë nëse kishte postblloqe policie. Ndërhyrja e skuadrës së antidrogës është kryer në afërsi të Paskuqanit.


Katër persona janë arrestuar, mes të cilëve edhe një ish punonjës policie I reparteve të ndërhyrjes së shpejtë, Edmond Faja.


Ky i fundit, sipas burimeve ka qenë edhe një ndër protestuesit më aktivë në përplasjet me policinë gjatë protestës së Partisë Socialiste para Komisionit qendror të zgjedhjeve.


Detajet e tjera të operacionit priten të bëhen publike në një deklaratë për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.


Gjithsesi burimet nuk konfirmonin nëse sasia e drogës së sekuestruar ishte e porositur për tregun e përdoruesve të lëndëve narkotike në kryeqytet apo ishte pjesë e ndonjë ngarkese të destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›