E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Jashtëm voton sot rezolutën për Kosovën e Serbinë

Komisioni për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian është mbledhur për të votuar sot projekt-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë.

Në dokumentin për Kosovën thuhet se Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane që të pranojnë shtetin e ri. Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave.

Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova. Autoritetet evropiane u kanë vënë kusht atyre serbe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse duan të avancojnë në procesin e integrimit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›